Një grup i të rinjve të komunës së Podujevës gjatë ditës së sotme do të protestojnë në shenjë pakënaqësie me kepordorimet e taksve që sipas tyre po u bëhen nga ana e komunës.

Argjend Softollit, kryetar i grupit të pavarur të studentëve, me studentët tjerë të komunës së Podujevës janë shprehur se njerëzit e komunës po luajnë me taksat e tyre.

“Më në fund në qytetin e Podujevës ka një zë që përmes tij të ndalohet ajo që më së miri mund të quhet ” BIZNES” me taksat dhe parat e popullit. Do të realizojn një aksion simbolik si shfaqje të paknaqësis për gjithë këtë ” Pazar ” që po bëhët në komunen tone”, ka thënë Softolli.

Sipas Softollit, komuna e Podujevës ka bërë shpenzime të mëdha dhe po jetojnë në luks.

“104 mijë e 201 euro për energji elektrike, 195 mijë e 176 euro për “shërbime kontraktuese tjera” shpenzime të cilat nuk janë arsyetuar”, ka thënë Softolli.

Shpenzime të tjera janë bërë edhe në dru, ku sipas studentëve, komunarët kanë shpenzuar 92 mijë e 559 euro.

“Disa shpenzime të tjera janë bërë edhe në : lëndë djegëse të veturave 65 mijë e 556 euro, riparimin dhe mirëmbajtjen e veturave 14 mijë e 57 euro, furnizime për zyre 77 mijë e 796 euro dhe furnizime pastrimi 21 mijë e 302 euro. Po ashtu 42 mijë e 458 euro janë harxhuar për ujë dhe 39 mijë e 759 euro për mbeturina, të gjitha të kalkuluara nga studentët”, është shprehur Softolli./Llapi.info