Vazhdon të mbahet protesta e organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16 vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj e më pas edhe nga polici hetues.
Përfaqësuesja e kësaj proteste, ka thënë se gratë po fajësohen për abuzimet, krimet dhe padrejtësitë ndaj tyre.
“Gratë fajësohen për krimet, abuzimet dhe padrejtësitë ndaj tyre. Kjo shoqëri dhe institucionet heshtin ndërsa vetë ushtrojnë dhunë. A duhet na me e ulë krytë e me pranu me jetu kështu. Duhet të ngritet një kauzë me u qu e me luftu të keqën. Ju burrat jeni më shumë se dhunues, ne femrat duhet të bashkohemi kundër këtyre personave”, ka thënë ajo.
Sipas protestuesve shteti po u jep poste e dekorata kriminelëve.
Ndërkohë policia raportohet se i ka ndalur disa persona tek “New Born”, dhe nuk po i lejon t’i bashkohen protestës.
