Partia Socialdemokrate do të nisë një peticion që t’u falen qytetarëve gjobat e dhëna gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj, tha se kanë përgatitur një projektligj, ku përfshin periudhën prej 15 mars deri në 15 maj për faljen e gjobave.“

Ne në kuadër të Ligjit për nisma legjislative e kemi të punuar një Projektligj për falje gjobave të marruara për masat anti-Covid-19. Ajo çfarë është e rëndësishme që subjektet përfituese janë qytetarët të cilëve u janë shqiptuar masa. Ndonëse kemi përjashtuar partitë politike që janë gjobitur gjatë fushatës zgjedhore. Periudha është prej 15 mars deri me 15 maj. Ne synojmë që të arrijmë shifrën prej 10 mijë peticioneve dhe të shkojë në Kuvend e të marrë miratim në mënyrë që tu falen borxhet qytetarëve. Prania e këtyre masave duke të jetë ndëshkuese andaj duhet të falen këto borxhe. Muajt e fundit virusi ishte përhapur shumë dhe një numër i njerëzve humbën jetën. Deri më tani 130 mijë gjoba janë shqiptuar”, u shpreh ai.

Po ashtu, edhe Teuta Rrusta, tha se peticioni nis të enjten për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Ajo për çka po kërkojmë nënshkrimin për ndryshimin e ligjit është falja e borxheve gjatë pandemisë. Përveç humbjeve të punës, kemi dhunë të shtuar në familje. I kemi partitë politike që nuk kanë qenë të kujdesshme sa i përket shëndetit publik. Kjo ka bërë një dëm i pasanueshëm, nëse masa nuk i prek të gjithë njësoj nuk është drejtësi. E kërkesa jonë është vetëm drejtësia. Janë qytetarët që nuk kanë sesi t’u paguajnë borxhet. Peticioni vazhdon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve. Nuk është vetëm nismë por jemi në Kuvend tu e shty ndërrimin e ligjit të pandemisë. Ne çka po kërkojmë është faljen e borxheve të qytetarëve”, tha Rrusta.