Partia Social Demokrate ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Drejtësisë.

Nol Nushi nga kjo parti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka blerë vaksina zero për vaksinimin e qytetarëve.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministri Vitia, duke thënë se puna e tij në Ministri është baraz me zero.

“Qeveria Kurti ka blerë zero vaksina, këto që i kemi i kemi marrë si ndihma. Ne ia kemi sjellë ministrit vitia dozën e vaksinën së dorëheqjes të cilën duhet ta marrë sa më parë. Tempoja e vaksinimit është shumë e ulët. Te salla 1 tetori ishte një kaos total dhe keqmenaxhim total i këtij procesi. Mbrëmë e panë që shtruan iftar presidentja dhe Kurti dhe shkelën masat që i kanë vendos vet”, u shpreh ai.