Partia Social Demokrate e cila nga sot ka edhe kryetarin e saj, Shpend Ahmetin, ka marrë vendim që të tërhiqen nga koalicioni me PAN’in.
Këtë e bën të ditur Dardan Molliqaj në një shkrim në Facebook.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj z. Shpend Ahmeti, nënkryetarin z. Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme znj. Aida Dërguti.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Grupi i Deputetëve të Pavarur, javën e kaluar janë marrë vesh me Kaqusha Jasharin që grupit i tyre të shkrihen në këtë parti dhe që të krijohen strukturat e reja të partisë.
Mirëpo PSD e vjetër, ajo e Kaqusha Jasharit, deri sot ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor PAN-it.