Shkruan Arbër Ymeri, ligjërues i filozofisë
Me gjithë potencialin intelektual, politikë e ekonomik që mund të këtë pasur, për hir të politikave korruptive e denigruese që nga paslufta, Komuna e Podujevës është Komuna pothuajse më e varfër në gjithë Kosovën. Ky potencial është shpërbë për hir të pamundësisë për tu kultivuar e zhvilluar nga partia qe ka udhëhequr që 20 vite.
Një arsim, shëndetësi, e një infrastruktur të rrënuar, bashkë me sektorë tjerë. Mbetet Komuna me e pa zhvilluar në Kosovë. Me një Kryetar qe jeton në Prishtinë e që dy herë në javë e viziton Komunën të cilën e udhëheq, është nënvlerësimi më i ulët që ju bëhet qytetarëve të këtij vendi.
Me dhjetra investitorë të vendeve të ndyshme qe nga paslufta kanë shprehur vullnetin e deshirën për investime, me dhjetra mergimtarë tanë qe jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë pasur dëshirën e atdhedashurinë për investime e për hapje të vendeve të punës. Por, as të paret e as ty dytët nuk kanë pasur mundësi për shkak të manifestimit të politikave korruptive.
Në bazë të statitistikave të ndryshme mbi emigrimin në vende te ndryshme te botës të rinjet e Komunes se Podujeves zën vendin e parë, krahasimisht me Komuna tjera, për shkak të kushteve të rënda ekonomike e pamundesisë për një të ardhme të sigurt. Andaj është koha e momenti i duhur që qytetarët e këtij vendi të reflektojnë e të ndëshkojnë pushtetin aktual ne këto zgjedhje te jashtezakonshme.
Është në doren e tyre që së pari të fillojnë të trajtohen dinjetetshëm nga pushteti lokal e me pastaj të kenë një shkollim e edukim më të mirë e më të merituar për fëmijet e tyre. Një shëndetësi ku bëhet tretmani e mjekimi si duhet, e një bujqësi me përkrahje të njëmend për fermerët tanë. E ku investitoret kthehen e ju hapen mundesi të reja për invesim.
Kemi mjaft të rinjë e të reja me nivle të larta edukimi e shkollimi qe mund t’i kemi si kontribues në rimëkëmbjën e Komunës. Ata duhet t’i shohim si aset i këtij vendi, ku duhet të ju krijohet mundësia e veprimit e jo të margjinalizohen, përbuzën e nëpërkemben për koridoret e Komunes siç ka ndodhur deri me tani.
Është mëse e nevojshme dhe emergjente të mendojmë e reflektojmë mbi të ardhmën e ketij vendi. Është përgjegjësi e secilit nga ne për fëmjët tanë, për dritën ose edhe errësiren e së ardhmës. Pra, Lëviza Vetëvendosje është mundesia ideale e reformimit dhe e ndryshimit për rilindjën e Komunës. Profesori Shpejtim me gjithë dijen e profesionalizmin qe ka do i kthej separi dinijtetin e pastaj edhe plotesimin e nevojave të qytetarëve. Dëshmia e Qeverisë Kurti, ku për aq pak ditë ka marr vendim tejet të rëndësishme për qytetarë është garanc dhe shpresë për qytetarët e Komunës së Podujevës dhe për udhëheqjen e Profesor Shpejtimit.