Disa pamje të publikuara thuhet se janë të rralla dhe se tregojnë shkencëtarët që kryejnë vepra kërkimore në një laborator të viruseve në Wuhan pasi kreu i ekipit pretendoi se ‘nuk ka asnjë mënyrë’ që coronavirusi i ri të kishte origjinën atje.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale.

Teoritë befasuese pohojnë se virusi ka rrjedhur nga institucioni, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë së P4.

Një video e lëshuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër në institut.

Laboratori prej 34 milionë funtesh është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze. Ai u përfundua në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në vitin 2018.

Në pamje, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma përpara se të hynin në pjesën thelbësore të laboratorit.

Instituti i Virologjisë Wuhan (në foto) është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze

Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një “kuti” me viruse dhe një dhomë për “shpërndarjen” e kafshëve.

Supozohet se njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtën kohë.

Studiuesi Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar rrjedhjet.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump tha javën e kaluar se Uashingtoni po heton nëse coronavirusi fillimisht u kaloi njerëzve aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator.

Megjithatë, Kina këmbënguli që OBSH nuk ka gjetur prova se coronavirusi i ri ishte bërë nga njeriu.

Dr. Yuan Zhiming, nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan, kundërshtoi akuzat në një intervistë për mediat shtetërore gjatë fundjavës.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të vinte nga ne”, i tha Dr. Yuan CGTN, dega në gjuhën angleze të CCTV.

“E di që është e pamundur”, shtoi ai.