Janë publikuar listat e përfituesve të bursës komunale në Podujevë. Janë 100 studentë dhe 77 nxënës të shkollave të mesme të cilët janë shpërbyer këtë vit me bursë komunale, njofton Llapi.info.

Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit listat e këtyre përfituesve përmbajnë më shumë të dhëna për përfituesit. Derisa, viteve tjera listat janë publikuar vetëm me emër dhe mbiemër të përfituesve, këtë vit përveç emrit dhe mbiemrit të përfituesit, listat përmbajnë edhe emrin e prindit dhe vendbanimin. Mirëpo, nota mesatare dhe pikët e akumuluara sipas kritereve mungojnë.

Llapi.info në muajin shkurt të këtij viti kishte raportuar se për bursë komunale në Podujevë kishin aplikuar rreth 470 aplikues. Atë kohë, Shefi i Arsimit në Podujevë, Xhevat Llugaliu, kishte thënë se transparente do të ishte nëse do të publikohej edhe nota mesatare.

“Tash duhet me u ul me mendu me kryesues. Sikur të isha vet unë, isha shku emri, mbiemri, emri i prindit, vendbanimi, nota mesatare. Kjo është më transparentja. E kisha hjek përgjegjësinë prej veti. Po tash janë edhe dy anëtarë. Ata ndoshta shkojnë vetëm me emër dhe mbiemër” kishte thënë Llugaliu për Llapi.info, duke përmendur se nëse ndokujt i duhet ndonjë informatë më shumë do të ketë qasje.

Këtë vitë buxheti për ndarjen e bursave komunale ka qenë 10 mijë euro më i vogël sesa vitin e kaluar.

“Këtë vit buxhetin e kemi më të ultë. Qeveria ka ndarë 40 mijë euro subvencion. Vitin e kaluar i kemi pasur 50 mijë. Shumën e bursës nuk e dim ende. Vitin e kaluar ka qenë 350€ për studentë, 180€ për nxënësit”, kishte thënë Llugaliu në muajin shkurt.

Se kush janë përfituesit e kësaj burse mund t’i shihni në listat më poshtë./Llapi.info

13249576_10206121376744534_1861358573_n.png
2


3

13187772_10206121384704733_1001628070_n.png

13245826_10206121374024466_121828428_n.png

13233167_10206121374904488_680346009_n.png