Është publikuar projekti i rrugës lidhëse të magjistrales Podujevë – Prishtinë, me rrugën “Vëllezërit Frashëri”, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka publikuar drejtori i Urbanizimit, Leutrim Krasniqi, shihet se rruga nacionale Prishtinë – Podujevë, do të lidhet me një pjesë jo fort larg qendrës.

E njëjta do të jetë e kryqëzuar me rrugën buzë lumit Llap, e cila çon tek xhamia e qytetit – konkretisht afër “Interex-it”.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Podujevës është miratuar Propozim Vendim për shpalljen në interes publik – pronat që preken nga projekti për ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Prishtinë – Podujevë deri të rruga “Vëllezërit Frashëri”.

/Llapi.info