Është publikuar videoja e momentit kur punëtorët e kompanisë së ndërtimit Behctel Enka janë përleshur mes vete.
Gazeta Express edhe më herët raportoi për përleshjen masive ndërmjet punëtorëve. Mësohet se aty janë përfshirë 8 persona ku edhe janë përdorur mjetet e punës gjatë përleshjes.
Kjo përleshje ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar
“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.