Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva.
Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit.
48 vjeçarja Zejnie Gashi, fatkeqësisht nuk arriti t’i përballoj plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK.
Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni vendin ku ndodhi e gjithë ngjarja tragjike: