Shoqata humanitare “Nënë Tereza” në Podujevë, ishte njëra nga shoqatat më të mëdha të asaj kohe në Kosovë.

Puna dhe kontributi i tyre në ndihmë të shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë viteve ’90-ta.

Largimi nga puna i shqiptarëve nga regjimi i dhunshëm i Sllobodan Millosheviqit, kishte krijuar një gjendje të rënduar ekonomike tek shqiptarë, në mesin e tyre edhe tek ata të Podujevës.

Formimi i kësaj shoqate kishte arritur që ta zbus gjithë ato vuajtje që përjetoheshin në atë kohë.

Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni disa nga anëtarët e asaj shoqate.

/Llapi.info/