Konkursi i fundit i shpallur nga Komuna e Podujevës për tri pozita të lira, një Zyrtar për Hipoteka, një Inspektor i mbrojtjes së mjedisit dhe një Zyrtar për shërbime me qytetar si dhe kriteret që duhet të plotësoj një kandidatë për këto pozita, kanë shfaqur dyshimin se punësimet në komunë po bëhen me të njofshëm.
Kështu të paktën ka thënë Besnik Bulliqi, qytetar nga fshati Surkish i Podujevës në takimin publik që u mbajt sot me qytetarë në Kuvedin Komunal të Podujevës.
Ai ka thënë se kriteret që janë shpallur në konkurs dhe që duhet të plotësoj një kandidatë nuk kanë lidhje fare me pozitat që janë shpallur.
“U përmenden kushtet ambientale. E kqyra një konkurs që u shpall para tri dite dhe aty u kërkojke një Inspektor për Ambient edhe kushtet e konkursit ishin ose duhet me pas shkollimin ose ekologji ose juridik.
Shtrohet pyetja çka kanë të përbashkëta këto? Kushti tjetër ishte duhet me i pas pesë vjet përvojë pune. Une për veti nuk i kom. Tash kam diplomu dhe nuk i kam pesë vjet përvojë pune”, ka thënë Bulliqi.
“Për me punu në Komunë të Podujevës duhet patjetër me pas dikon t’njofshëm. Unë që kam diplomu ose ai tjetri duhet me pas një prespektivë”, ka shtuar Besnik Bulliqi.
Lidhur me këtë shqetësim të Besnik Bulliqit është përgjigjur vetëm Abaz Llugaliu, drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, i cili nuk ka pranuar se punësimi në komunë bëhet me të njofshëm.
“Nuk shkon gjithëçka me të njofshëm”, ka thënë Llugaliu./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Komuna e Podujevës shpall konkurs për punë