Dy punëtorë sigurimi të një lokali në Pejë dhe një mysafir janë përleshur mes vete, pas një mosmarrëveshje.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit.

Dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor lirohen, kurse i dyshuari (mysafire në lokal) është therur në këmbë me një mjet të mprehtë dyshohet-thikë, vazhdon në trajtim të më tejmë mjekësor në spitalin rajonal Pejë.

Mjeti i dyshuar-thika nuk është gjetur. Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit lirohen