Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka se do punëtorëve të kësaj kompanie do t’u ulën pagat deri në 40 për qind.
“Siç jeni ne dijeni për zhvillimet e fundit që po ndodhin në Telekomin e Kosovës dhe deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të ZHE Valdrin Lluka, për ne si Sindikatë janë të pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shumë demotivuese dhe Joprofesionale për të gjithë punëtorët e TK”, thuhet në një komunikatë dërguar medieve.
Ndër të tjera, ata kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ta shkarkojë ministrin Lluka.
Lexojeni të plotë reagimin i Sindikalistëve të Pavarur të Telekomit:
Deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të ZHE Valdrin Lluka, për ne si Sindikate janë te pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shume demotivuese dhe Joprofesionale për te gjithë punëtoret e TK
Pa i njohur problemet dhe veshtersite e TK, pa u marre me një analize se si duhet te dilet nga kjo gjendje ku ka plote mundësi qe kompania te funksionoj me profit te vetin duke rishikuar te gjitha kontratat e dëmshme : Z-Mobile, kontratat për qeran dhe pikat shitëse, ulja e shpenzimeve te derivateve, investimet e domosdoshme për gjenerim te te hyrave dhe ndërprerja e punësimeve qe ende po vazhdon etj .
Andaj kërkojmë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj qe ta shkarkoj ministrin Lluka për këto deklarata te panevojshme dhe demotivuese qe për pasoje ka rritur demotivimin e punëtoreve për pune duke kërcënuar me ulje pagash dhe falimentim te TK.
Ne SPP nuk pranojmë de degradohen punëtorët duke u kërcënuar në forma te ndryshme ku më së paku punëtoret janë përgjegjës për ketë gjendje , ku dihet roli i politikës në të gjitha emërimet e KE-ve dhe Bordeve ku asnjëherë nuk e ka marre kush përgjegjësin për degradimin e Kompanisë.
Andaj ne rast se nuk merren masa ndaj Ministrit Lluka ne nuk i përjashtojmë te gjitha format e protestës siç na garanton edhe Ligji Sindikal i Republikes Kosovës .