Përfaqësues të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës ia ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës se nuk do ta tolerojnë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodh me ndërmarrjet tjera publike.
Ata kanë kërkuar mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut dhe të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrjeje.
Sipas një komunikate, investimet janë të domosdoshme për të pasur prodhim stabil me energji elektrike.
“Mos të prekën apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në reagim.