Sot do të mbahet Kongresi Nacional “ Kosova që ne duam – Siguri Sociale – Zhvillim Ekonomik – Punë dhe Jetë të Dinjitetshme” i organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), në Prishtinë, në partneritet me partnerët vendës.
Kordinatorja e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), Besa Luzha tha se për këto vite sa është prezentë në Kosovë FES ka kontribuar shumë në shoqërinë e Kosovës.
“Edhe pas shumë viteve ende nuk është arritur në atë nivelin. Kem probleme në arsim, e shëndetësi, kemi problem në zhvillim ekonomik. Të gjithë sektorët që janë të ndërlidhura kanë nevojë të kemi një koordinim. Për atë ne kemi vendosur të mblidhemi dhe të diskutojmë sot dhe bashkë të bëjmë një plan veprimi”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas saj punëtorët në Kosovë duhet të kenë kushte të dinjitetshme dhe të mos keqtrajtohen.