Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër A.H dhe D.T, për shkak të dyshimit të bazuar për grabitje të armatosur.
“Më datë 05.05.2021, rreth orës 19:45 minuta në Pejë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme për vete, të pandehurit duke vepruar si bashkë kryes dhe nën kërcënimin e armës, shkojnë në filialin e “IPKO”-së, ku kishte qenë duke punuar i dëmtuari V.K, në atë mënyrë që gjersa i dëmtuari kishte qenë duke i numëruar paratë e pazarit, të pandehurit futen në brendi të filialit të veshur me rroba me ngjyrë të zezë dhe nën kërcënimin e pushkës nga i dëmtuari grabit paratë, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes ku të njëjtit më pas arrestohen nga policia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
“Me këto veprime të pandehurit A.H dhe D.T si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale grabitje nga neni 317 par. 3 lidhur me par.1 dhe 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”.