KEDS ka njoftuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
Më poshtë orari:
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 Fshatrat 2. (kodi 14000010) prej orës 09:00 deri në ora 11:00
Vendet: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja e ndërprerjes: Eleminimi i vërejtjeve nga komisioni i pranimit teknik për arsye se njëra nga shtyllat gjendet nën linjën e daljes 10kV Fshatrat 2.
Punime në projekte investive
Prishtinë
1.
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV LIVADICË (Kodi: 14000011) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.
Vendet: Dumnicë, Shtedime, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i trafostacionit të ri.
2.
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
TS.10/04 kV LIVADICË (Kodi: 14000011133) prej orës 09:00 – 12:00 si dhe nga ora 14:00 – 17:00.
Vendet: Livadicë.
Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllove bistek dhe montimi i ormanëve.
3.
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
TS.10/04 kV Blakqorët (Kodi: 14000001005) prej orës 10:00 deri në ora 17:00.
Vendet: Lagjja Blakqorët.
Arsyeja e ndërprerjes: Zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit.
4.
TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Sharban (Kodi: 14016003) prej orës 10:00 deri në ora 17:00.
Vendet: Sharban, TS Sharban, TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë) .
Arsyeja e ndërprerjes: Zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit.
5.
TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 10:00 deri në ora 17:00.
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Arsyeja e ndërprerjes: Zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit.
20.08.2019
Punime në projekte investive
1.
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV. Llausha (Kodi: 14000013) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.
Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i trafostacionit të ri./Llapi.info