Me asfalt, kanalizim e kubëza nëpër trotuare, ka kohë që komuna e Podujevës ka nisur t’i meremetojë disa pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, punimet po bëhen “shpejtë e shpejtë” në kohë kur edhe zgjedhjet s’janë fort larg.

Për këtë, të njëjtat punime nuk po realizohen siç duhet. Kështu kanë thënë edhe lexues të portalit, të cilët edhe i kanë dërguar pamjet në Llapi.info.

Sipas tyre, ky trotuar i shtruar shumë pak kohë më parë në Dumnicë të Podujevës, ka nisur të shkatërrohet.

This image has an empty alt attribute; its file name is 123514661_1114826895600685_1760802747612134816_n.jpg

Sipas lexuesve, e gjithë kjo punë është bërë pa kualitet, me ç’rast siç ka theksuar ai, kubëzat kanë dalë nga vendi, e të njëjtat kanë nisur të bien nëpër livadhe.

Lexuesi, që jeton dhe punon pikërisht këtë punë në Itali, ka dërguar pamje të punimeve të trotuareve, duke i krahasuar me ato në Podujevë.

Itali
Itali

Pikërisht në këtë kohë, disa rrugë janë munduar të asfaltohen në këtë komunë, por që për to, është raportuar se janë bërë “shkel e shko”./Llapi.info

Gllamnik