Punimet në ndërtimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë, po kryhen edhe gjatë natës, shkruan Llapi.info.

Kjo u bë e ditur në një postim të deputetit nga Podujeva, Fitim Haziri, i cili në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shihen punëtorët e njërës nga kompanitë duke punuar edhe në orët e mesnatës.

“Ora gati 00:00, punimet në rrugën Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë ☺️”, ka shkruar Haziri.