Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet një veturë që ka dalë nga rruga, në të cilën janë duke u zhvilluar punime në zgjerimin e saj.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Llapi.info se në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë, që nga fillimi i punimeve këtë magjistrale është rritur dukshëm numri i aksidenteve. Krejt kjo ka ardhur si rezultat i dinamikës së ulët të punimeve, ku edhe pas pesë vjetëve nuk janë të përfunduara as 10 kilometra.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, gjatë së premtes në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente, prej tyre 23 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info