Pushimorja e fëmijëve jetim në Orllan e cila ka filluar të ndërtohet menjëherë pas luftës, ende nuk është funksionalizuar. Shkas për këtë sipas Zyrtarit të Informimit në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi, është mungesa e mjeteve.
Pushimorja e fëmijëve jetim në Orllan të Podujevës kishte filluar të ndërtohet menjëherë pas luftës me financim nga fondacioni UFORK, derisa lokacioni ishte i siguruar nga Komuna e Podujevës.
Më vonë objekti filloi të zgjerohej për çka janë dashur edhe mjete shtesë.
Sipas Zyrtartit për Informim në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi, komuna nuk ka mjete për të i mbuluar këto shpenzime, andaj, edhe objekti ka mbetur i papërfunduar.
Ai ka theksuar se janë disa ministri të cilat e kanë ndihmuar, mirëpo, nuk ka dhënë ndonjë emër të ministrive që e ka ndihmuar këtë projekt. Ai po ashtu ka thënë se komuna është në kërkim të disa donatorëve për përfundimin e objektit.
Objekti i pushimores në Orllan është në grupin e pronave komunale për dhënie në shfrytëzim, qoftë për një periudhë më të shkurtër, qoftë për një periudhë më të gjatë./llapi.info