Ish-kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, pasi mori refuzimin për certifikim nga PZAP’ja, deklaroi se asaj iu është larguar lënda nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 2019’ën.
Megjithatë, të njëjtës i është thënë se institucionet e drejtësisë nuk kanë aritur ta fshijnë lëndën e saj nga evidence kandidaten përbrenda afatit ligjor. Kështu të paktën ka deklaruar ish-deputetja e VV’së në legjislaturën e kaluar me anë të ‘Facebook’-ut.
Demi-Murtezi tha se do ta çojë ankesën në Gjykatën Supreme, për të cilën thotë se pret trajtim profesional.
Nga ky subjekt politik, nuk u certifikua as bartësi i listës, Albin Kurti, i cili kishte probleme me ligjin nga 2018’a.
Postimi i plotë:
Ne nuk kemi asnjë pengesë nga ligji, madje jemi në anën e së drejtës.
“Mirëpo, në këtë rast institucionet e drejtësisë kanë dështuar të fshijnë nga evidenca kandidaten në kohën e përcaktuar me ligj.”
Të dashur miq dhe familjarë
Teksti në thonjëza është pjesë nga teksti i vendimit të PZAP-së. Si duket më qartë s’e kaq padrejtësia.
Shkaku i një aksidenti në trafik më 5 nëntor 2015, që cilësohet si rast me pasoja të lehta, e që si lëndë u ekzekutua më 20 dhjetor 2017, e pastaj hyri në fuqi më 31 janar 2018, edhe sot po vazhdon të kontestohet kandidatura ime për deputete në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kjo lëndë është dashur të fshihet nga sistemi më 31 janar 2019, por që kjo nuk u bë dhe pastaj personalisht kam bërë kërkesën në Gjykatën Themelore, dhe lënda ime më nuk figuron.
Njëjtë dhe kolegët, për raste e në kontekste të tjera po penalizohen arbitrarisht e me motive plotësisht politike.
Shpresoj që së paku Gjykata Supreme ta trajtojë me profesionalizëm ankesën që do ta dorëzojmë.