Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 542 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai tutje ka shtuar se Policia e ka asistuar Inspektoratin në 52 raste, ndërsa janë bërë edhe 635 vërejtje ndaj qytetarëve.

“2 mijë e 542 fletëparaqitjet i janë dërguar Inspektoratit, janë bërë 52 asistime inspektoratit dhe 635 vërejtje qytetareve”, ka thënë Qalaj për Gazetën Sinjali.

Aksionet e Policisë së Kosovës për të kontrolluar respektimin e masave kundër koronavirusit janë duke u zhvilluar në të gjithë Kosovën.

Në ditët e para të këtij aksioni janë mbyllur dhjetëra lokale në mbarë vendin.