Komuna e Podujevës mund të merret si model për luftimin dhe rezistencën ndaj dukurive të ekstremizimit. Kështu u tha në tyrezën që u organizua sot në Podujevë me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se Podujeva mund të merret si model për rezistencën e saj ndaj dukurive të ekstremizimit.

“Llapi gjithmonë ka tregu që i ka rezistu të gjitha fenomeneve, i ka rezistu edhe okupatorit, dhe ne sipas informacioneve që kemi, i ka rezistu dhe vazhdon të u rezistoj të gjitha tendencave të caktume për shtrirjen e ekstrezmizmit të dhunshëm, dhe mendoj se mund të merret si model për tërë rajonin e rrafshit të Kosovës”, ka thënë Qehaja.

“Llapi mund të merret si model për arsye se ka pasur sukses që individ të caktuar të mos e shtrijnë këtë influencë të dëmshme për popullatën tone”, ka vazhduar më tej Qehaja.

Ndërsa, Skënder Përteshi, kordinator i programit në CVE, KCSS, ka thënë se problemet që kanë ndodhur në Siri dhe Irak kanë prekur edhe Kosovën.

“300 kosovarë kanë marrë pjesë në këto luftra, 60 kanë humbur jetën..Deri tani aktivitete kanë bërë vetëm Policia e Kosovës, BIK dhe zyrtarë të arsimit shumë pak po organizojnë aktivetete në këtë aspekt”, ka thënë Përteshi, derisa Florian Qehaja, përmendi faktin që Policia e Kosovës ka shumë pak bashkëpunim bilateral me policinë e shteteve tjera

Nga ana tjetër, Bekim Jashari, kryetar i Bashkësisë Islame në Podujevë, ka thënë se burimi i organizatës ISIS është lëvizja ideologjike vehabiste.

“Ne po harrojmë, burimi i organiztës terroriste ISIS është lëvizja ideologjike vehabiste. Pragu për të arritur apo pragu për të mbrri deri te të qenit terrorsit kalon nëpërmjet kësaj idelogjie, të cilët mund të quhen selefist, mund të quhen vehabit dhe me kalimin e kohës janë shëndërruar tash në diçka që nuk është e mire”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se BIK në Podujevë kaher e ka paralajmëruar rrezikun në Kosovë.

“Ne si Bashkësi Islame e Komunës së Podujevës, e kemi paralajmruar, kah 10 vit rrezikun potenacil që i kanoset vendit tonë nga ideologji të caktuara, nga vendburime e tyre që janë të dështuara dhe nga vendburime që kanë prodhuar konflikte..”, ka shtuar Jashari.

Ai ka thënë se BIK po jep kontribut maksimal për të ruajtur vendin tonë nga dukuri të tilla, dhe bashkëpunimi me masën është gjithmonë i mirë.

Bekim Bislimi, komandant i Stacionit Policor në Podujevë ka thënë se Policia e Kosovës ka nxjerr dokumente strategjike dhe plane të veprimit kundër terrorizmit. Ai po ashtu ka përmendur