Dy qen të ngordhur janë hedhur këto ditë buzë liqenit të Ballavës në Podujevë, njofton Llapi.info.
Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Llapi.info që të dy qenët e ngordhur shihen shumë pran afër ujit të liqenit i cili shfrytëzohet për pije nga një numër i madh i banorëve të Podujevës dhe Prishtinës.
Sipas banorëve të kësaj ane hedhja e këtyre dy qenve të ngordhur në këtë pjesë, e që sipas tyre nuk është e rastësishme, është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut pasiqë ata mund të shkaktojnë ndonjë epidemi tek personat të cilët furnizohen me ujë nga ky liqen./Llapi.info