Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë është hapur një bibliotekë, njofton Llapi.info

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së kësaj biblioteka ishin Kryetari i kësaj dege Bajram Ajeti, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e qytetarë e tjerë.

Me rastin e hapjes së bibliotekës, kryetari Ajeti u shpreh se hapja e kësaj biblioteke është bërë me inicimin e aktivistë të VV-së.

“Sot jemi mbledhur këtu me inicimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është vendosur që selia jonë të jetë të ketë një bibliotekë. Kjo bibliotekë e cila do të shfrytëzohet nga të rinjtë e Vetëvendosjes dhe të gjithë ata që kanë vullnetin që të shfrytëzojnë literaturën që ne do ta pasurojmë. Është vetëm fillimi, kjo ide ka ardhur duke marrë shembullin e Albin Kurtit që është një njeri që lexon shumë, i cili ka porositur që të lexohet se vetëm me dije zhvillohet vendi. Falënderoj shumë Emrush Xhemailin që dje ka dhuruar 30 libra si dhe Driton Hysenin që ka dhuruar tri komplete libra të Adem Demaçit” tha ai.

Krejt në fund të kësaj ceremonie, u mbajt edhe një koktej i organizuar nga Vetëvendosje.

Kujtojmë, se po ashtu sot Lëvizja Vetëvendosje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhuroi libra për bibliotekën e qytetit të Podujevës./Llapi.info