Në Klinikën e Dr. Dr. Halil Krasniqit, pacienti i parë me sëmundje vaskulare shumë të rralle dhe ecuri te komplikuar kliniko-shkencore.

Pas 23 vitesh punë mjekësore klinike dhe 12 vite Drejtor dhe Shef i klinkës së kirurgjisë së pergjithshme, kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, Dr.
Dr. Halil Krasniqi, hap Klinkë e tij operative personale.
Licenca e kirurgut përfshin, trajtimin e sëmundjeve të kirurgjisë së përgjithshme, vaskulare, endovaskulare, estetike etj. Operacionet e rënda Krasniqi i kryen në Spitalin adäquat.

Pacienti i parë i cili është vizituar nga Krasniqi vuante nga
një sëmundje shumë e rrallë në mjekësi dhe kërkon trajtim kmpetent dhe të venqantë. Komplexiteti i sëmundjes së pacientit përfshin lidhjen e
arterieve viscerale me anastomozen spontane të ashtuquajtur Riolan e komprimuar nga tumori i colonit dhe sëmundja në vehte e quajtur Dunbar sindrom.

Pacienti H.V vuante se disa vite nga humbja e peshës, mos dëshira për ushqim, dhimbje stomaku pas ushqimit dhe shqetësime deperesive. Me hapjen e Klinikes në Calwë, Pacienti ishte i pari i cili i ëshë nënshtruar vizitës së Krasniqit me sukses të rezultatit klinik. Pas caktimit
të terapis adequate dhe pregaditjes për operacion, Zoti H.V do te qendroj nën mbikqyerjen e Kirurgut edhe pas trajtimit operativ.

Definicioni

Sindroma e kompresimit të trungut celiak, e njohur gjithashtu si sindroma Dunbar, është një sindromë compression që rezulton nga bllokimi i trungut celiak. Në rastin e pacientit eshte krijuar spontanisht një rrugë e re vaskulare e cila furnizonte zorren e holle me gjakë e cila fatkeëesisht eshte e komprimuar nga tumori i zorres së trashë. Etiopatogjeneza
Sindroma Dunbar shpesh prek pacientë më të rinj, (sidomos femrat e moshës 32-38 vjeqe), të dobët dhe pa faktorë të rrezikut kardiovaskular.
Sindroma Dunbar shkaktohet nga kompresimi i trungut celiak nga ligamenti medial i harkut të diafragmës dhe acarimi mekanik i ganglionit me fibrozë dytësore dhe formim të neuromës.

Simptoma

Në varësi të ashpërsisë, pacientët vuajnë nga të përziera dhe të vjella, si dhe dhimbje të ngërçit në pjesën e sipërme të barkut ose epigastrium. Këto shpesh ndodhin menjëherë pas ngrënies dhe mund të çojnë në humbje peshe dhe anoreksi nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Ndërlikimet mund të jenë dëmtimi i përhershëm nga kompresimi i nervave (gastroparesis) dhe enëve (aneurizma e arteries së sipërme pankreatikoduodenale).

Diagnostikimi
Diagnostikisht, ekzaminimi i trungut celiak duke përdorur sonografi duplex dhe / ose angiografi CT / MR është novatore.
Terapija

Trajtimi shkakësor i sindromës së kompresimit të trungut celiak konsiston në ndarjen kirurgjikale
të ligamentit shtrëngues (zakonisht ligamentit arcuate mesatar) me anë të një laparotomie.

Simptomat zakonisht përmirësohen menjëherë pas rishikimit kirurgjikal. Kurse pacienti në fjale ka si problem operativ edhe tumorin e zorres, digniteti i se cilit duhet evaluuar me diagnostik specifike.