Qendra Rinore në Podujevë sot në mbrëmje shfaqë ndeshjen Shqipëri –Serbi. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Gëzim Haliti.

Në njoftimin e dërguar nga ai, mësohet se transmetimi i ndeshjes do të bëhet përmes ekranit të madh në Palestrën e Sportit “Hakif Zejnullahu”, e cila gjendet prapa gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta shikojnë ndeshjen së bashku hyrja është falas.

Qendra Rinore në Podujevë për të pranishmit ka organizuar pije dhe muzikë./Llapi.info

12092183_161109044233180_1763714810_n