Mjekët e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Podujevë dhe ajo e fshatit Lluzhan nuk e respektojnë orarin tash e sa ditë. KosovaLajm.net ka përcjellur tash e një javë orarin e të dyja Qendrave, pas njoftimit të një lexuesi se orari nuk po respektohet. Orari i tyre do të duhej të fillonte në ora 7 e mëngjesit, por një gjë e tillë nuk ndodhë në realitet, njofton KosovaLajm.net
Familjarë dhe persona të rritur që kanë nevojë për kontrolle krijojnë rende të gjata si pasojë e mungesës së stafit në orarin e punës, i cili thuhet të jetë obligativ për të gjithë.
Madje mungesën e stafit nuk mundet ta arsyetojë as shefi i QMF-së në Lluzhan, Dr. Ismet Jashari, dhe as drejtori Dr.Afrim Shabani.
Ata thonë se ky orar duhet të respektohet nga të gjithë.
Duke parë këtë problematikë të orareve ata ua kanë vendosur orarin personelit në derën e Qendrës së Mjeksisë Familjare, por në praktikë ky orar nuk po zbatohet. Edhe Dr. Shabani edhe Dr. Jashari e pranojnë se ende askush nuk është ndëshkuar, dhe e pranojnë se kanë probleme me respektimin e orarit nga stafi mjeksorë./KosovaLajm.net/