Qëndrim Softolli e ka liruar pozitën e asambleistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë.

Ky vendim ka ardhur për t’u përkushtuar në garë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në vend të Softollit, si asambleist do ta zë vendin Agim Gashi.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar miq,

Ka qenë një nder dhe privilegj për mua të shërbej për dy mandate në Kuvendin Komunal. Gjatë këtyre viteve, ne kemi përballuar sfida të shumta dhe kemi diskutuar tema, e kemi marrë vendime të rëndësishme që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë.
Çdo vendim që kemi marrë ka qenë i orientuar me një qëllim të qartë: përmirësimin e jetës së komunitetit.

Sot, dua t’ju njoftoj se do ta lirojë këtë pozitë për t’u përkushtuar në një mundësi të re, në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, pas nominimit dhe nderit që më është dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky është një vendim i rëndësishëm për mua, si në aspektin personal ashtu edhe atë politik, por zotohem se do të vazhdoj, e do të mbetem i përkushtuar të jap një kontribut të vlefshëm edhe në nivel nacional të përfaqësimit tuaj!

Me këtë rast i deshiroj suksese dhe punë të mbarë mikut tim dhe të familjes, rugovistit të dëshmuar, e te respektuar, Fatmir Gashi.

Të dashur qytetarë

Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, dhe pres me padurim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë në forma të reja në të ardhmen.

Faleminderit.