Nuk është veterinari, është oborri i Spitalit në Podujevë.
Përveç problemit shëndetësorë që kanë banorët e Podujevës, ata janë të rrezikuar edhe nga qentë endacak të cilët enden lirshëm nëpër oborrin e Spitalit, shkruan Llapi.info.
Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara nga një lexues, këta qen janë fare afër dritareve të spitalit.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj, deri më tani nuk është ndërmarr asgjë lidhur me këtë problem./Llapi.info