Sot në mëngjes në afërsi të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” dhe Shkollës Fillore “Shaban Shala”, përkatësisht në rrugën “Afrim Zhitia” në Podujevë është parë një numër i madh i qenëve endacak, të cilët vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët.

Numri i këtyre qenëve në këtë pjesë mund të shihet në këtë video të cilën një lexues i portalit Llapi.info e ka dërguar në redaksi të portalit.

Llapi.info vitin e kaluar kishte raportuar se në mars të vitit 2015, Komuna e Podujevës me vendimin që kishte marrë për eleminimin e qenëve endacak kishte transferuar 2227 euro Shoqatës së Gjuetarëve “Llapi” për eleminimin e këtyre qenëve, shumë me të cilën është dashur të vriten 131 qenë, pasi çmimi për vrasjen e një qeni ka qenë 17 euro.

Por, sekretari i Shoqatës së Gjuetarëve “Llapi”, Mursel Ahmeti, kishte thënë për Llapi.info se brenda dy – tri dite sa ka qenë në fuqi vendimi për eliminimin e qenëve endacak kanë arritur të eliminojnë 12 – 13 qenë./Llapi.info

Lexo lajmin në tërësi: Komuna e Podujevës paguan 2227 euro për vrasjen e 13 qenëve!