Një veturë ka qenë cak i tre qenve endacak në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet.
Në një video të publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” shihet se si tre qenë endacakë e godasin dhe e kafshojnë një pjesë të veturës, në anën e përparme të saj, duke i shkaktuar dëmtime.
Ky nuk është rasti i parë kur banorët e Prishtinës janë hall nga qentë endacakë.
Raste të sulmit fizik ndaj personave janë parë shpesh viteve të fundit.
Strehimi i qenve endacakë dhe zgjidhja e probleme që shkaktohen nga ta, ka qenë ndër zotimet më të mëdha nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.