Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kidnapinimi i tre policëve të Kosovës në veri është bërë pa u munduar të fshehin gjurmët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit tha para deputetëve se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të prangave, dhe veturave pa targa.

“Kam shprehur protestën time për këtë heshtje dhe kërkesën për reagim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të prangave, dhe veturave pa targa. Jo vetëm që e kanë kryer kidnapinim por kanë dashur të lënë gjurmët. Agresion me arrogance, sjane perpjekur ti fshehin gjurmët e krimit, synimi ka qenë që të dihet që ata ishin aty ne ate vend”, tha Kurti në Kuvend.

Lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës, Kurti tha se ka pasur biseda edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilëve tha se ua ka shpjeguar gjërë e gjatë çfarë ka ndodhur.

Kryeministri Kurti kritikoi edhe KFOR-in, pasi siç tha ai janë bërë 30 orë dhe ende nuk ka një deklaratë shpjeguese nga ta.

“Kam pasur biseda me Escobar dhe Hovenier, dhe në këtë takim po vijë nga një takim i përbashket me të gjithë ambasadorët dhe zëvendësambasadorët, ku ia kemi shpjeguar gjerë e gjatë për ditën e djeshme dhe të sotme, e tash kur po bëhen 30 orë të kidnapimit te tyre, e ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai.