Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar në zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë e Kosovës – është përgjigje nga Berlini për gazetën malaziase “Pobjeda”
Qeveria e Gjermanisë nuk ka ndryshuar qëndrim mbi mosndryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, të cilin kancelarja Angela Merkel publikisht e ka paraqitur më 13 gusht, duke folur për përkufizimet territoriale, gjë që e ka përsëritur edhe në bisedën e para do kohe me presidentin amerikan Donald Trump, ka marrë përgjigje “Pobjeda” nga Qeveria e Gjermanisë.
“Kancelarja Merkel ka përsëritur se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i vendosur dhe i pacenueshëm. Ky edhe më tej është qëndrim i Qeverisë Federale. Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar në zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë e Kosovës”, kanë thënë nga Qeveria e Gjermanisë, transmeton RTCG, duke iu referuar gazetës malaziase “Pobjeda”./gazetametro.net