Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim që nga ky muaj të rris pensionet për 20 për qind.

Kurti ka thënë se ky është një lajm i mirë për pensionistët, të cilët pensionet me rritje do t’i marrin nga muaji tetor.

“Tani që situata me inflacionin është zbutur dhe ekonomia po i rikthehet ritmit të rritjes, mund të themi që po notojmë në ujra më të qeta. Lajm i mirë për pensionistët është se duke filluar nga muaji tetor, 20 për qind do të rriten të gjitha pensionet. Atë të moshës dhe kontributpagues”, ka thënë Kurti.