Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, njofton Klan Kosova.
Ishte ministri i FSK-së, Rrustem Berisha që e bëri këtë propozim në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Me këto projektligje, FSK-ja pritet të marrë detyra të reja dhe Ministria e FSK-së të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes.
Berisha ka thënë se kur të krijohen kushtet do të shkohet edhe me ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë pikë janë të domosdoshme dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvend.