Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë.
Në mbledhjen e sotme elektronike, Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore.
Kërkesa për të ndarë këto mjete ishte parashtruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.
“Kërkesë si MPJD për solidarizim me Bosnjën në një situatë që vërshimet kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, do të kërkoja solidarizmin me një shumë prej 200 mijë euro. Nëse nuk ka kundërshtim këtu, atëherë kryeministër do të dërgonim kërkesën zyrtare” deklaroi Gërvalla.