Në nëntor të vitit 2018, kryeparlamentari Kadri Veseli kishte premtuar 500 mijë euro premi për futbollisët e Kosovës, pas suksesit që arritën në Nations League, ndërsa Qeveria e Kosovës e kishte miratuar këtë propozim.

Para disa ditësh Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka transferuar 500 mijë euro në llogari të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfimuar ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

I pari i MKRS-së ka thënë se kjo ndarje është bërë para disa ditësh.

“Po është e vërtetë. Mjetet i janë ndarë para disa ditësh”.

Ndër të tjera kohë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli, ka premtuar edhe 1 milionë euro nëse Kosova kualifikohet në kampionatin evropian.