Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.
“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nënprogramin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.