Së shpejti automjetet që importohen nga jashtë nuk do të kenë nevojë që të kryejnë homologimin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të iniciojë në Kuvend, projektligjin për heqjen e homologimit për automjetet e reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian si dhe nga Zvicra e Norvegjia, raporton KOHA.
Në një përgjigje për Kohën nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se heqja e homologimit është nismë e kamotshme e Vetëvendosjes dhe se është e domosdoshme