Sot në varrezat e qytetit të Podujevës, u varros organizatori i protestave të 81-shit, Bajrush Behrami, njofton Llapi.info

Në ceremoninë e varrimit, morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, miq e qindra qytetarë të tjerë nga Podujeva e Kosova.

Ndryshe, ai vdiq dje nga një sëmundje në moshën 62 vjeçare. Ai ka qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Ndërsa, sot me rastin e ndarjes nga jeta të Bajrush Behramit, njëri prej organizatorëve kryesor të demonstratave të vitit 1981, u mbajt mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë./Llapi.info