Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë sot është pajisur me një autoambulancë të re dhe moderne, donacion nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me rastin e pranimit të çelësave të autoambulancës nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se kjo është dhurata më e mirë që ka mundur të marrë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë fundvit.
“Kjo autoambulancë do të jetë një ndihmesë e madhe për QKMF në Podujevë, në mënyrë që të ofrojë ndihmë të shpejtë dhe cilësore për pacientët në rastet emergjente”, tha Veliu.
Zëvendësministri i shëndetësisë Izet Sadiku tha se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ndihmojnë shëndetësinë e Komunës së Podujevës.
“Duke pasur parasysh se Podujeva është një nga komunat më të mëdha, jam i sigurt se kjo autoambulancë do të mundësojë shërbim efikas emergjent për pacientët. Ministria e Shëndetësisë edhe në të ardhmen do të investojë në komunën tuaj, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore”, tha Sadiku.
Autoambulanca, që iu dhurua QKMF, është moderne dhe me pajisjet që përmban, ofron mundësinë e shumë ekzaminimeve të pacientëve në teren dhe gjatë transportit./llapi.info