Një delegacioni i Qendrës Klinike Universitare HUG nga Gjeneva, me organizim të Konsulatës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me MSH dhe Odën Ekonomike Zvicerane, po viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në fokus të vizitës është inicimi i bashkëpunimit ndërmjet QKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare HUG nga Gjeneva, bën të ditur përmes një njoftimi për media SHSKUK.
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka bërë një prezantim të punës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përfshirë numrin e të punësuarve dhe shërbimet shëndetësore që ofrohen nga njësitë përbërëse të SHSKUK-së. Ai foli për nevojën që ka QKUK për trajnime të stafit qoftë atij të mesëm, por edhe mjekëve në fusha të caktuara.
Ai rikujtoi se nga vizita e delegacionit të QKUK-së dhe Ministrisë në HUG, ishte biseduar rreth inicimit konkret të bashkëpunimi në lidhje me trajnimin e infermierëve dhe mjekëve në fusha të caktuara.
Ardian Ferizi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismali, pasi falënderoj delegacionin për vizitën, shpjegoi funksionimin e sistemit shëndetësorë në Kosovë. Z. Ferizi, tha se është i nevojshëm mbështetja dhe trajnimi i infermierëve në përgjithësi, e në veçanti trajnimi në funksionimin apo raportin mjek-infermier/e, në mënyrë që menaxhimi i pacientëve të jetë sa më i mirë. Po ashu, ai foli edhe për inicimin e bashkëpunimit në fusha të tjera.
Znj. Fetije Huruglica, shefe e Divizionit të infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, shpjegoi avancimet që janë bërë në fushën e infermierisë në Kosovë, duke theksuar nevojën për trajnime dhe avancime të mëtejme në këtë fushë.
Përfaqësuesit e delegacionit nga HUG do të qëndrojnë dy ditë në QKUK dhe në disa nga spitalet e përgjithshme, ku nga afër do të shohin kushtet e punës dhe nevojën për intensifikim të bashkëpunimi në trajtimin dhe avancimin e infermierëve.
Delegacionin nga HUG udhëhiqej nga Dr Thomas Fassier, shef klinike, Z. Sébastien Savornin, zëvendës shef i Infermierisë dhe znj. Sylvie Dumont, zëvendës shefe e departamentit të kujdesit shëndetësor, e po ashtu z. Stefan Sarkany, kryetar i Odës Zvicër-Kosovë, z. Jean Skeparnias, anëtar, z. Imri Limani, anëtar, Driton Aliaj, përfaqësues i Odës në Prishtinë.