Hata Perveticës nga Podujeva nuk është trajtuar nga mjekët në Qendren Klinike Universitare të Kosovës përkundër se në emergjencë kishte shkuar me kokë të çarë.

Siç thotë djali i saj, Fitim, mjekët ishin shumë të zënë për t’u marr me rastin sepse po shikonin futboll.

Këtë neglizhencë të stafit mjekësor në qendrën e emergjencës në Prishtinë, Përvetica e ka xhiruar edhe me telefon.

Lidhur me këtë rast Klan Kosova ka kontaktuar me zyrën e informimit në QKUK, duke kërkuar edhe mundësinë e kontaktit me personelin e përfolur, por zyrtarja për informim, Linda Qyqalla nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës së premte.