Qofte të shëndetshme për të gjithë familjen. Mos nguroni të nisni nga puna, për t’i shijuar sa më parë!
Nevojiten:
– 250 g mish i bluar;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 1 të bardhë të vezës;
– kripë;
– spec i thatë;
– spec i bluar;
– piper i bluar;
– 2 – 3 patate të mëdha;
– 1 të verdhë të vezës;
– 1 lugë kaçkavall të grirë në rende;
– kripë.
Përgatitja:
Në mishin e bluar shtoni qepën e grirë, të bardhët e vezës, piperin, specin e bluar, kripën dhe të gjitha bashkoni mirë.
Patatet zieni, kulloni, shtypni dhe shtoni të verdhën e vezës, si edhe kaçkavallin e grirë në rende dhe kripën; të gjitha përzieni mirë.
Tepsinë lyeni me vaj.
Nga patatet bëni topa duke i formuar me dorë dhe radhisni në tepsi. Bëni në çdo top një gropë me gotë dhe në të qitni qoftet.
Lyeni me vaj dhe piqni në 220 gradë Celsius rreth 30 minuta.
Nxirrni nga furra dhe qitni kaçkavallin e grirë. Ktheni në furrë edhe për 5 minuta që të shkrihet kaçkavalli.