Anjeza Bellanica, 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e Rahovecit, është në mesin e dhjetë kosovarëve që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, mëngjesin e djeshëm.

Humbjen e saj e ka përjetuar rëndë familja e saj e cila e kishte kërkuar për orë të tëra atë në spital, duke menduar që është ende gjallë.

Motra e saj përmes një postimi prekës në Facebook, ka shprehur dhimbjen e madhe që e ka përshkuar atë dhe familjen pas humbjes së Anjezës.

“Anjezë, o shpirt motrës. O drita e syze të mi, edhe engjëjt ta kanë lakminë, sa bukur je. S’po më besohet që motra s’kam me të pasë më. A pate shumë dhimtë shpirti jem? Anjeza e çka tash me planet tona për t’ardhmen, qysh du me jetu unë pa ty? Ti e din që unë edhe ni ditë t’vetme pa ty nuk e bëj.”

“Kush m’pret mu n’shpi t’u kesh ma? Athu a ka me thanë prapë babi që kur po vi në shpi e po ju shoh po m’heket lodhja? Po mami, Anjezë? Ajo s’mund pa neve dyjave, e din ti. O shpirti jem, Allahu t’kish dashtë ma shumë se na e të mori ty, me na prit neve. Ti ke me kon gjithë me neve, ti je shpirti jem. Pusho e qetë, engjëll”, shkroi ajo në Facebook

https://www.facebook.com/bellanica.yllza/posts/4426985177352184