Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu tashmë e një kohë të shkurtër është mjaftë aktiv në rrjetin e tij social facebook.

Ai këtë rrjet është duke e shfrytëzuar për paraqitjen e projekteve të përfunduara në këtë Komunë.

Së fundmi ai ka shkruar se Komuna është duke kompletuar projekte që kanë për synim përmirësimin e infrastrukturës në Podujevë, shkruan Llapi.info.

“Po vazhdojmë me projekte për kompletimin e infrastrukturës në Komunën e Podujevës. Është vendosur rrjeti i ndriçimit publik edhe përgjatë disa rrugëve të qytetit dhe fshatrave përreth”, ka shkruar Veliu.

Mirëpo, podujevasit sipas reagimeve të tyre ne rrjete sociale nuk janë të kënaqur me punën që është duke e bërë kryetari i tyre. Që kur kanë filluar punimet për vendosjen e shtyllave të ndriçimit, qytetarët janë shprehur të pa kënaqur me këtë projekt. Sipas tyre vendosja e këtyre shtyllave në mes të trotuareve është duke i penguar ata në lëvizjen e lirë të tyre.

“Katastrofë. Veç kqyrni qysh jon vendos kto shtylla. Me dal me kolicë me fmi duhet me i ra asfaltit se për trotuar shanc nuk ka me kalu” ka shkruar një lexues.

Në disa fotografi të dërguara nga lexues të Llapi.info shihet se si trotuaret janë të zëna nga këto shtylla në rrugën Brigadat.

Kujtojmë se llapjanët kanë kritikuar Veliun edhe më parë për projekte tjera në këtë komunë./Llapi.infondricimi shtyllat-e-ndriqimit shtyllat-e-ndriqimit2